Zjarret sot

Sot, zjarret (pyjore, në zonat e banuara, në objektet industriale…) janë bërë një nga fatkeqësitë më të shpeshta në vendin tonë dhe në botë. Me ndryshimet klimatike globale, përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë bërë shumë më të vështira.

Edhe pse sot sistemet e shuarjes, mjetet dhe pajisjet teknike që përdoren në operacionet zjarrfikëse kanë arritur nivele të larta, materialet dhe produktet e përdorura në përpjekjet për shuarje dhe ftohje nuk janë mjaftueshëm efektivë.

Për këtë arsye, shuarja dhe ftohja e zjarreve në ambiente të hapura që zhvillohen në kushte të vështira atmosferike (temperaturë e lartë, lagështi e ulët, erë e fortë) është mjaft e vështirë dhe kërkon një kohë të gjatë. Në situata të pashpresa, zonat e banuara evakuohen, pritet që shpejtësia e erës të ulet ose të ndryshojë drejtim, ose shpresohet për rënien e shiut.

“Në rastet kur zjarri nuk shuhet plotësisht dhe nuk ftohet mjaftueshëm, flakët riaktivizohen brenda një kohe shumë të shkurtër, duke vazhduar të përparojnë me shpejtësi dhe duke shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe pasuri në sipërfaqe të gjera.””